E bujshme, Inter kontakte për rikthimin e Contes
Drejtuesit e Interit, Suning ka nisur kontaktet me Antonio Conten për ta rikthyer sërish në Itali, dhe për të prishur kontratën me Chelsea-n, që i skadon në vitin 2019.

Gaeta italiane "La Repubblica" shkruan se ish-trajneri i Juventusit po mendonq ë të braktisë Blutë e Londrës pas vitit të parë në Angli pasi nuk ka marrëdhënie të mira me presidentin, Roman Abramovich, raporton Albeu.

Conte ka mbetur shumë i pakënaqur me faktin që presidenti vendos për buxhetin dhe për futbollistët që dëshiron të blejë në merkato.

Situata mesa duket mund të qartësohet në javët në vijim, por do të jetë e vështirë që Contevendos të rikthehet në Itali për Interin, teksa drejtuesit zikaltër duhet të paguajnë 30 milionë euro për prishjen e kontratës së trajnerit./albeu.com/
Shtuar më 27/02/2017, ora 10:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori