Prapaskena/ Inter refuzoi ofertën për Icardin
Në momentin e fundit të merkatos së dimrit, skuadra e Interit ka refuzuar një ofertë për Mauro Icardin nga Liverpooli.

Mendohej se Icardi ishte vënë në shitje pasi në derbin kundër Milanit ishte rezervistë dhe u fut nga banka ku humbi edhe një penallti.

Mediat thonë se marrëdhënia mes lojtarit dhe Roberto Mancinit është përkeqësuar.

Corriere della Sera, raporton se Liverpooli ka ofruar për argjentinasin një shifër afër 30 milionë eurove.

Interi e kishte refuzuar ofertën menjëherë pa dhënë asnjë mundësi të dytë. /Albeu.com/
Shtuar më 02/02/2016, ora 22:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori