E bujshme, James Rodriguez te Milani
James Rodriguez do të mbyllë aventurën me Bayern Munchen në fund të këtij sezoni, për t’u rikthyer pas huazimit te Real Madridi, por edhe te madrilenët nuk do të qëndrojë.

Për fantazistin kolumbian mësohet se ka hyrë në garë Milani, me Leonardon që ka patur bisedime me menaxherin e famshëm portugez, Jorge Mendes.

27-vjeçari ka një vlerë të rëndësishme në merkato dhe Florentino Perez nuk pranon oferta me një vlerë më pak se 60 milionë euro, ndërsa për Milanin vendimtar për një operacion të tillë do të jetë kualifikimi në Champions League.
Shtuar më 25/04/2019, ora 13:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori