E bujshme/ Juventus nis kontaktet me Simeonen
Diego Simeone është një trajnerët më të kërkuar në botë, pasi puna e tij në krye të Atletico Madrid sezonin e kaluar ka qenë e jashtëzakonshme. Edhe pse nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar në lidhje me të ardhmen e tij, zërat janë të shumtë në ekipe të ndryshme.

Pak ditë më parë ishte i lidhur me një transferim te Juventus , dhe pas konfliktit Allegri-Bonucci rishfaqet sërish në horizont. Sipas "Snai" në Itali bardhezinjtë e kanë kontaktuar për t'i bërë një ofertë joshëse, raporton Albeu.

F akti që ai ka shumë eksperiencë në Champions shihet sinëj faktor i rëndësishëm për ta rrëmbyer, ndërkohë që paga e tij 8 milion euro në sezon nuk përbën shumë problem për Jvuentusin që ka një buxhet të kënaqshëm./albeu.com/


Shtuar më 22/02/2017, ora 17:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori