E BUJSHME/ Juventus pranë Chiesa, zbulohet formula e transferimit
Për Federico Chiesën janë ditët e fundit me fanellën e Fiorentinës.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, futbollisti pas humbjes me Interin, ka kërkuar nga drejtuesit që ta lënë të lirë të largohet dhe destinacioni i tij është Juventusi.

Prej kohësh flitet për një “divorc” mes palëve, por kësaj radhe Chiesa ka dalë hapur duke kërkuar largimin dhe presidenti Commisso është i orientuar ta kënaqë.

Strategjia e Juventusit do të jetë si ajo me Moratan: huazim për 10 milionë euro me të drejtë blerjeje 40-45 milionë euro të ndarë në disa këste për të mos rënduar bilancin e kampionëve në fuqi.
Shtuar më 28/09/2020, ora 21:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori