E bujshme, Juventus shkëmbim kokë më kokë me Manchester United (VIDEO)
Manchester United mund të realizojë një shkëmbim të bujshëm me Juventusin teksa Pogba mund të rikthehet tek Juventusi dhe Douglas Costa të shkojë te Djajtë e Kuq.

Sipas të përditshmes italiane "Tuttosport", bardhezinjtë kanë punuar ditët e fundit nën rrogoz, duke biseduar me drejtuesit e Manchester United për të realizuar një shkëmbim. Duke i lënë skuadrës së "djajve të kuq" të drejtën e zgjedhjes dhe sot, nga Anglia, ka ardhur propozimi.

Solskjaer i ka kërkuar Juventusit mefushorin brazilian Douglas Costa në shëkmbim te Paul Pogba, duke ofruar një shkëmbim "kokë më kokë".

Duket se Solskjaer ka mbetur i mahnitur nga aftësitë e mesfushorit brazilian, me driblimet e tij dhe krosimet e sakta për sulmuesit dhe është gati të heqë dorë nga Pogba për ta sjellë në Premier League.
Shtuar më 11/01/2019, ora 16:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori