E BUJSHME/ Ky do të jetë trajneri i ri i Barcelonës (FOTO LAJM)

Ernesto Valverde është gjjthmonë e më larg stolit të Barcelonës. Rezultatet dhe loja jo e mirë në këtë fillim sezoni, e kanë vënë trajnerin në pozitë të vështirë dhe pritet largimi i tij nga katalanasit.

mediat spanjolle, kanë nisur që tani të aludojnë për zëvendësuesin e Valverdes dhe flitet për Ronald Kuman.

Por, Klaudio Borgi, ish-futbollist dhe komentator aktualisht në Argjentinë, bën me dije se Marselo Gajardo, trajneri aktual i River Plejt, do të udhëheqë Mesin me shokë, që nga muaj dhjetor.

Nuk dihet se sa i vërtetë është ky lajm, pasi mediat në Spanjë vazhdojnë të ngulmojnë se Kuman, do marrë drejtimin e katalanasve
Shtuar më 07/11/2019, ora 18:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori