Sulmuesi i Juventusit, Mario
Mandzukic, ka arritur marrëveshje personale për t’u transferuar te klubi rival,
Milan, sipas raportimeve të Il Giornale.
Kroati Mario
Mandzukic besohej se ishte afër
transferimit në Manchester United, pasi i dështoi transferimi në Katar, mirëpo
gazeta me bazë në Milano pretendon se kuqezinjtë e kanë fituar garën për sulmuesin e Juventusit, transmeton
Gazeta Express.
Po i njëjtë medium raporton se për Mandzukicin kishte shprehur interesim edhe gjiganti tjetër italian, Interi, mirëpo “Zonja e Vjetër” i dha prioritet rivalit të qytetit të zikaltërve.
Kuqezinjtë duhet ta kompletojnë marrëveshjen me klubin dhe lojtarin për transferimin e Mandzukicit gjatë afatit kalimtar të janarit të vitit 2020 ose gjatë verës së ardhshme.
Dy personat që e kanë shtyrë më së shumti idenë e
transferimit të Mandzukicit në
Milan janë vetë dy bashkëkombësit e futbollistit në bordin drejtues të Milanit, Zvonimir Boban dhe Ante Rebic.
Milani është klubi i tretë me rekordin më të keq për shënimin e golave në ndeshjet e Serisë A deri më tani këtë sezon dhe ata besojnë se u duhet më shumë përvojë në fazën e sulmit.
Shtuar më 17/10/2019,
ora 13:16