E bujshme! Mbappe i thotë "po" PSG-së
E përditshmja franceze, “L'Equipe”, raporton se PSG-ja ka arritur marrëveshje me Monacon për transferimin e sulmuesit të talentuar, Kylian Mbappe.

Për shkak të “Fair Play” financiar, Mbappe do të transferohet në formë huazimi me të drejtë blerje vitin e ardhshëm.

Në verën e vitit 2018, “L'Equipe” bën të ditur se PSG-ja do të paguajë 180 milionë euro për francezin plus bonuse.

PSG do të kompletojë një tjetër transferim historik, pas blerjes së Neymar për 222 milionë euro. Në Francë raportohet se gjithçka do të kompletohet të hënën. /albeu.com/
Shtuar më 27/08/2017, ora 22:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori