E bujshme, mbrojtësi shqiptar drejt gjigantit europian
Enea Mihaj është një nga futbollistët më “të kritikuar” që skuadra kombëtare ka momentalisht. 20-vjeçari la në pritje Shqipërinë dhe refuzoi të gjitha ftesat e trajneri Christian Panucci, pasi po priste me qejf Greqinë. Në fund, ftesa e pritur nuk erdhi, madje as me moshat e shtetit helen dhe Mihaj u rikthye në origjinë.

Dëmtimi i marrë në ndeshjen e Shqipërisë dhe operimi i ndalën vrullin futbollistit, por jo lakimin e tij në merkato. Mediet greke bëjnë me dije se futbollisti i Panetolikos po ndiqet me interes nga gjigantët e Benfica-s.

Portugezët nuk kanë piketuar vetëm mbrojtësin shtatlartë, por dhe Livajn. Ky i fundit është 17 vjeç dhe shihet si një element që premton shumë për të ardhmen.

Benfica nuk do që të shpenzojë para, por ka menduar një shkëmbim me lojtarët e tyre Guga dhe Pedro Amaral. Të dy këta futbollistë janë jashtë planeve të ekipit portugez, por mund të vlejnë për Pantalikosin. Të shohim nëse skuadra greke do të heqë dorë nga dy xhevahirë siç janë Mihaj dhe Livaj.
Shtuar më 12/01/2019, ora 12:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori