E BUJSHME: Messi nuk rinovon kontratën dhe largohet nga Barcelona
Është përfolur shpeshherë se Lionel Mesi mund të ndryshojë destinacion në fundin e karrierës për të gjetur motive të reja. Ajo që e favorizon argjentinasin është se në vitin 2021 mund të largohet lirisht duke qenë se i përfundon kontrata me blaugranasit.

Dhe, duket se kështu ka ndërmend të veprojë 33-vjeçari. Sipas mediave spanjolle, së fundmi Mesi ka ndaluar negociatat për rinovimin e kontratës dhe se në vitin 2021 do t’i japë lamtumirën klubit ku u bë një nga më të mëdhenjtë në histori. Shkak për vendimin e Mesit për t’u larguar shihet të jetë edhe fryma e keqe brenda klubit dhe mosmarrëveshjet e shumta.

Këtë sezon, Mesi rrezikon ta mbyllë pa asnjë trofe në Spanjë duke qenë se Barcelona është eliminuar nga Kupa e Mbretit dhe është katër pikë pas rivalëve të Realit në La Liga. Katalanasit nuk kanë qenë në formën më të mirë këtë sezon, ndaj edhe në Champions rruga është e vështirë.
Shtuar më 03/07/2020, ora 10:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori