E BUJSHME/ Messi shumë pranë Juves, e bllokoi CR7
Lionel Messi ishte afër largimit nga Barcelona dheklube si Manchester City, PSG dhe Juventusi përgatitën ofertat e tyre, duke përfituar nga tensioni mes argjentinasit dhe drejtuesve të klubit blaugrana.

Këta të fundit nuk e mbajtën fjalën dhe “pleshti” zgjodhi të qëndronte edhe një vit në “Camp Nou”, teksa do të largohet në fund të këtij sezoni si lojtar i lirë.

Juventusi kishte gati një ofertë tunduese për Barcelonën, por gjithçka u bllokua nga Cristiano Ronaldo.

Emra ai Dybala, De Ligt dhe Alex Sandro do të përfshiheshin në operacionin e blerjes së Messit.

Por sipas asaj që raporton “diariogol.com“, ishte ylli portugez ai që nuk donte Messin në skuadër.

Negociatat u ndërprenë, drejtuesit e kampionëve të Italisë respektuan dëshirën e portugezit, duke humbur në këtë mënyrë një rast unik për të parë në një ekip dy prej më të mirëve të historisë së futbollit.
Shtuar më 18/10/2020, ora 23:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori