E BUJSHME/ Modric dhe Neymar jashtë 30 kandidatëve për "Topin e Artë"
Fituesi i "Topit të Artë" për vitin 2018, Luka Modric, zyrtarisht ka mbetur jashtë garës për çmimin e më të mirit të vitit.

Revista prestigjioze franceze "France Football" ka kompletuar listën me 30 kandidatët për "Topin e Artë" për vitin 2019, me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon që do ta vazhdojnë rivalitetin për çmimin më prestigjioz individual për futbollistë, derisa edhe Virgil Van Dijk është aty.

Befasi është mungesa e Luka Modric, i cili është fitues aktual i "Topit të Artë", derisa mungojnë edhe lojtarë si Neymar, Di Maria, Verratti, Ramos, Marcelo, Carvajal, Casemiro, Suarez, Kroos, Varane, Pique, Bonucci, Chiellini, Robertson, Fabinho etj!

30 të nominuarit për Topin e Artë:

Sadio Mane (Liverpool), Sergio Aguero (Manchester City), Frenkie De Jong (Barcelona), Hugo Lloris (Tottenham), Dusan Tadic (Ajax), Trent Alexander Arnold (Liverpool), Donny Van De Beek (Ajax), Pierre Emerick-Aubameyang (Arsenal), Marc-Andre Ter Stegen (Barcelona), Cristiano Ronaldo (Juventus), Mathijas De Ligt (Juventus), Alisson Becker (Liverpool), Gorgio Wijnaldum (Liverpool), Karim Benzema (Real Madrid), Virgil Van Dijk (Liverpool), Roberto Firmino (Liverpool), Bernardo Silva (Manchester City), Heung-Min Son (Tottenham), Robert Lewandowski (Bayern Munich), Lionel Messi (Barcelona), Riyad Mahrez(Manchester City), Kevin de Bruyne (Manchester City), Kalidou Koulibaly (Napoli), Antoine Griezmann (Atletico/Barcelona), Mohamed Salah (Liverpool), Eden Hazard (Chelsea/Real Madrid), Marquinhos (PSG), Raheem Sterling (Manchester City) dhe João Félix (Benfica/Atletico Madrid).

"Topi i Artë" do t’i ndahet njërit prej 30 finalistëve më 2 dhjetor në Paris, por nuk do të jetë i vetmi çmim që do ta jepet natën e asaj të hëne. Kjo pasi "Topi i Artë" do t’i ndahet edhe futbollistes më të mirë.

Një juri prej 180 finalistëve në gjithë botën do të votojnë sipas këtyre kritereve: paraqitjeve individuale dhe ekipore, klasit të lojtarit (talenti dhe ndershmëria në lojë) dhe aftësia për ta mbajtur lart nivelin e paraqitjeve gjatë gjithë kohës.

Sipas këtyre kritereve, Lionel Messi është favorit për ta fituar "Topin e Artë", i cili do të ishte i gjashtë dhe rekord në karrierën e tij.

Nëse ndodh kështu, atëherë superylli argjentinas i Barcelonës do ta kalojë rivalin e përbetuar, Cristiano Ronaldon, me të cilin e ndan rekordin me nga pesë "Topa të Artë" të fituar secili deri tani.
Shtuar më 21/10/2019, ora 22:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori