E BUJSHME/ Napoli "parakalon" FSHF-në për Edi Rejën
Situata delikate te Napoli mund të sjellë pasoja edhe në kombëtaren shqiptare të futbollit.

Përpos, Elseid Hysaj, i cili nuk po arrinë të gjej një fanellë titullari nën drejtimin e Carlo Ancelottit, kuqezinjtë mund të marrin një tjetër "thikë" pas shpine.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Edi Reja ka përfunduar në listën e dëshirave të Aurelio de Laurentiis. Numri 1 i napoletanëve ka simpati për 74-vjeçarin, i cili në të shkuarën i ka drejtuar jugorët, duke i ngjitur edhe në Seria A.

Aktualisht, Reja është pa kontratë, pasi në nëntor i skadoi kontrata me kuqezinjtë. Megjithatë, në krye të listës së De Laurentiis gjendet ish tekniku i Milanit, Gennaro Gattuso.
Shtuar më 08/12/2019, ora 18:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori