E BUJSHME/ Neymar kërkon rikthimin te Barcelona (FOTO LAJM)

Neymar kërkon me cdo kusht largimin nga PSG-ja. Kështu shkruan e përditshmja spanjolle "Mundo Deportivo" ku bën me dije se nuk përjashtohet as një kalim i brazilianit te Reali i Madridit, shkruan Albeu.com.

Neymar ndihet i penduar për kalimin te PSG-ja në në verën e viti 2017, dhe tashmë po vijon ti dërgojë mesazhe klubit katalanas.

Mbetet për t’u parë sesi do të vijojnë ngjarjet, pasi gjithçka varet edhe nga kërkesat që ka stafi teknik i Barcelonës. Në dhomat e zhveshjes te klubi katalan Neymar do të kishte mbështetje të plotë nga miqtë e tij të vjetër, Messi e Suarez, me të cilët formoi tredhëmbëshin e famshëm që udhëhoqi Barcelonën drejt triumfit në Championsin në vitin 2015. /albeu.com/
Shtuar më 31/05/2019, ora 10:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori