E bujshme nga Anglia, Man City ka gati ofertën faraonike për Mesin
Sipas mediave britanike, Mançester Siti është gati të ulet në bisedime për Lionel Mesin dhe gati ka një marrëveshje faraonike për t’a bindur yllin argjentinas në janar, 6 muaj përpara skadencës së kontratës së tij.

Klubi nga Mançesteri e ka fuqinë ekonomike për t’a joshur me para, 6 herë fituesin e “Topit të Artë”.

Pleshti” ishte i lidhur me një lëvizje në “Etihad” këtë verë pasi ai i deklaroi klubit se dëshironte të largohej, pasi dëshira ishte e madhe për tu bashkuar përsëri me Pep Guardiolën në të njëtin klub si disa vite më parë.
Shtuar më 03/11/2020, ora 17:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori