E bujshme nga Franca, PSG nxjerr në shitje yllin e ekipit
Merkatoja e dimrit po afron dhe shumë klube i kanë bërë gati objektivat e tyre.

Por ka edhe nga ata klube që nuk synojnë të blejnë por të shesin lojtarë, në këtë mënyrë PSG ka menduar të nxjërrë në shitje ylli francez Adrien Rabiot.

Duke qenë se kontrata i mbaron për pak muaj PSG synon ta shesë në merkaton e janarit për shifrën 15 milionë euro.

Barcelona ka qenë gjatë e interesuar për shërbimet e mesfushorit ku siç duket rruga tani i është lehtësuar.

Sipas mediave franceze pas Rabiot në janar në merkaton e verës flitet të largohet edhe sulmuesi Cavani. /albeu.com/
Shtuar më 03/12/2018, ora 08:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori