E bujshme nga Italia, fituesi i Serisë A mund të përcaktohet me Play Off (FOTO LAJM)

Seria A dhe çdo event tjetër sportive në Itali është ndërprerë deri më datën 3 prill, ndërsa orët e fundit janë shtua shqetësimet në lidhje me kohën kur do të mbyllet kampionati dhe si do të shpallet fituesi.

Paraditen e sotme presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Massimo Gravina deklaroi se Seria A ka kohë deri më 31 maj, që të shfrytëzojë të gjitha datat e lira për të mbyllur kampionatin, pasi më vonë do të nisë grumbullimi i Kombëtares.

Megjithatë në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Ligës, ka qenë kreu i Lega Pro, Francesco Ghirelli, që ka hedhur dritë në lidhje me diskutimet dhe hipotezat që janë momentalisht në tavolinë.

Momentalisht jemi duke grumbulluar idetë se si mund të procedojmë dhe Brenda datës 23 mars do të ketë një vendim final. Ideale do të ishte të shtyhej Kampionati Europian me disa ditë, që të fitonim kohë, por nuk përjashtohet as opsioni i organizimit të një Play Off-i për të shpallur fituesin e Serisë A”, deklaroi Ghirelli.
Shtuar më 10/03/2020, ora 18:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori