E bujshme nga Spanja: Chelsea gati të shpenzojë 120 mln për Ronaldon
Thashethemet e zhurmshme të tregut nga Spanja për të ardhmen e Cristiano Ronaldos vijojnë, shkruan Albeu.com.

Sipas gazetarit të AS, Manolete, Chelsea do të ishte gati të vinte dorën në kuletë për të rikthyer CR7 në Premier League.

Në detaje, për të rrëmbyer fenomenin Portugez nga Juve, Blutë do të kishin gati një ofertë maksimale prej 120 milion eurosh.

"Portugezi jetoi momentet e tij më të mira në Madrid në futboll dhe tani është koha për të ndryshuar ajrin dhe për të fituar diçka diku tjetër", shkruan Manolete, duke lëshuar bombën në treg. Zhvillimet priten. /albeu.com/
Shtuar më 15/06/2020, ora 20:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori