E bujshme / Peter Pacult thuajse i shkarkuar pas përplasjes me Gjicin
Pëlqej
Peter Pacult është thuajse i larguar nga Kukësi. Mësohet se pas një përplasjeje që ka pasur me presidentiin Safet Gjici, austriaku i ka mbyllur llogaritë me nënkampikonët.

Burime pranë klubit bëjnë me dije se kjo përplasje është akumuluar me kalimin e javëve dhe ka të bëjë më së shumti me lëvizjet e tepëruara në merkato.

Gjicin nuk e kanë bindur fort blerjet e bëra gjatë verës dhe kur ka parë më pas edhe paraqitjen që bëri skuadra e tij kundër maltezëve të Valetës, ka nisur t’i kërkojë llogari trajnerit.

Pacult nuk ka duruar, edhe ia ka sqaruar presidentit se për afrimet kërkohet koha e duhur që të shprehin realisht vlerat që kanë. Mësohet se sot në mbrëmje ata kanë pasur një debat mes tyre dhe nesër pritet zyrtarizimi i divorcit. /albeu.com/
Shtuar më 12/07/2018, ora 23:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori