E bujshme, Rashica pranë kalimit te Ajaxi
Milot Rashica vijon të mbetet në qendër të merkatos, edhe pse ka filluar sezonin me fanellën e Viteses. Pas shitjes së Milik te Napoli, ekipi i madh holandez kërkon një zëvendësues për të, teksa ka piketuar edhe futbollistin e talentuar shqiptarë.

Me largimin e Frank De Boer drejtimin e Ajaxit e ka marrë trajneri Peter Bosz i cili e njeh shumë mirë Rashicën pasi kanë punuar së bashku te Vittesse në fazën e parë të sezonit të kaluar.

Ishte pikërisht trajneri 52-vjecar ai që e afirmoi dhe i dha mundësi për të luajtur talentit shqiptar në Eredivisie. Peter Bosz e pëlqen shumë Milot Rashicën si lojtar dhe me të në drejtimin e Ajaxit mundësitë që 20-vjecari nga Vushtria të transferohet në Amsterdam janë të mëdha.

Mediat holandeze shkruajnë se Rashica do të ishte një blerje shumë e mirë për harkëtarët duke patur parasysh faktin se është një talent në rritje dhe sezonin e kaluar spikati jo pak me fanellën e Vitteses.
Shtuar më 28/07/2016, ora 12:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori