Cristiano
Ronaldo akuzohet për sulme seksuale ndaj
Kathryn Mayorga në një hotel në Las Vegas në 2009.
Pas kësaj thuhet se
Ronaldo, ka dhënë një shumë prej 375 mij eurosh për të blerë
heshtjen e
Kathryn Mayorga.
Së fundmi gazeta portugeze “Correio da Manha” zbuloi se ka qenë klubi i Realit të Madridit, që e ka detyruar Cristiano Ronaldon të paguajë modelen
amerikane Kathryn Mayorga, për të mos denoncuar përdhunimin.
Kujtojmë se viti 2009 ka qënë periudha ku
Ronaldo sapo kishte nënshkruar për Real Madridin, dhe këta të fundit nuk donin që të përfshiheshin në këtë skandal.
Marrëveshja mes modeles
amerikane dhe Ronaldos është arritur në janar të 2010-ës, kundër dëshirës së portugezit, që nuk donte të paguajë, pasi këmbëngulte në pafajësinë e tij, por klubi i Realit e bindi që “blinte”
heshtjen e
Kathryn Mayorgas shkruan gazeta portugeze “Correio da Manha”. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2018,
ora 09:39