E bujshme! Rikthehet "Fenomeni" Ronaldo (FOTO LAJM)

Kampioni i Botës me Brazilin në vitet 1994 dhe 2002, dy herë fitues i "Topit të Artë" dhe ish ylli i Interit, Milanit, Real Madrid dhe Barcelonës, Ronaldo po bëhet gati t’i rikthehet sërish në futbollin aktiv pas tërheqjes në vitin 2011.

"Fenomeni", ka paralajmëruar se do të luajë për skuadrën e divizionit të dytë në Amerikë, Fort Lauderdale Strikers, klub në të cilin zotëron edhe një pjesë të aksionve.

"Unë dua të luaj, unë e dua futbollin, është dashuria ime më e madhe. Unë u tërhoqa pasi trupi im kishte shumë dhembje ndaj dhe kjo gjë nuk është e lehtë. Për të luajtur futboll duhet të jesh në një formë të mirë. Unë do të përpiqem për veten time, kjo është një tjetër sfidë, unë jam i sigurt se do të ndihmojë Ligën dhe ekipin", ka thënë Ronaldo. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2015, ora 10:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori