E bujshme: Shkëmbim i çmendur Icardi-Dybala
Mauro Icardi nuk po gjen qetësi tek Interi. Argjentinasi ka më shumë se një muaj që nuk zbret në fushën e lojës që kur klubi zikaltë ri hoqi shiritin e kapitenit.

Lautaro Martinez ka marrë tashmë vendin e titullarit duke zëvendësuar mjaft mirë Icardin, largimi i numrit 9 po bëhet gjithnjë e më i sigurt.

Sot "La Gazzetta dello Sport" del me lajmin e bujshëm se klubi zikaltër ka ndërmend të tentojë blerjen e një tjetër argjentinasi, Paulo Dybala, për të cilin do të ofronte pikërisht Icardin, i cili i pëlqen shumë Juventusit.

Mandzukic është ndoshta në sezonin e fundit si bardhezi dhe Icardi do ishte sulmuesi ideal për torinezët, që kërkojnë të rinovojnë sulmin pa shpenzuar shifra të çmendura.

Dybala nuk është i lumtur në Torino, e ka humbur vendin në formacion dhe e ka të qartë se Cristiano Ronaldo është në epiqendër për klubin dhe mediat, ndaj një transferim tek Interi do t'i interesonte shumë për t'u kthyer protagonist, edhe pse së pari zikaltrit duhet të shkojnë në Champions League, për të joshur emra si Dybala. /albeu.com/

Shtuar më 19/03/2019, ora 10:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori