E bujshme / Taulant Xhaka transferohet në Premier League
Pëlqej
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka mund të transferohetPremier League angleze në merkaton e janarit, teksa për të së fundmi është interesuar Newcastle i Rafa Benitez.

Lajmi është bërë i ditur sot nga portali “Newcastletools” sipas të cilit Xhaka do ta rriste efikasitetin në mesfushën e bardhezinjtë që po luftojnë për qëndrimin në elitën e futbollit anglez.

Në rast transferimi, 27-vjeçari do të formojë dyshen e mesfushës së bashku me britanikun Jonjo Shelvey. Xhaka aktualisht luan në kampionatin zviceran me Bazelin, teksa transferimi në Premier League, do të ishte një mundësi e artë për të treguar veten.
Shtuar më 14/10/2018, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori