Tirana ka njoftuar së fundmi një goditje në merkato, teksa ka njoftuar se kanë firmosur me sulmuesin e
Kombëtares së Shqipërisë, Taulant
Seferi, i cili vjen nga skuadra zvicerane e Young Boys.
Njoftimi i
klubit të Tiranës:
"
Klubi i Futbollit
Tirana njofton afrimin e parë të merkatos së janarit. KF
Tirana njofton arritjen e marrëveshjes me klubin e madh europian Young Boys për huazimin e sulmuesit Taulant
Seferi. Pas bisedimeve të orëve të vona mes dy presidencave u arrit bashkëpunimi për të patur në organikën e ekipit tonë 24 vjeçarin.
Seferi është prej kohësh pjesë e
klubit zviceran dhe gjithashtu lojtar i
Kombëtares shqiptare të futbollit, ku ka bërë paraqitje tejet dinjitoze.
Klubi i uron suksese me fanellën bardheblu".
Shtuar më 05/01/2021,
ora 10:08