E BUJSHME/ Tottenham kërkon Mourinhon pas shkarkimit të Pochettinos
Tottenham Hotspur befasoi me njoftimin e lëshuar pak orë më parë.
Klubi londinez përmes një komunikate njoftoi se ka shkarkuar nga detyra trajnerin Mauricio Pochettinho.

Ky i fundit ishte në krye të klubit për pesë vite, por pa arritur të fitonte ndonjë trofe edhe pse arriti në finalen e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar.

Gazetari i njohur i sportit Fabrizio Romano ka bërë të ditur se Spurs po konsiderojnë që Jose Mourinho të jetë pasuesi i argjentinasit

Tekniku portugez është i hapur për bisedime dhe presidenti Daniel Levy do të vendosë brenda disa orëve rreth kësaj çështje.
Shtuar më 19/11/2019, ora 23:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori