E bujshme: Tottenham kërkon Shtrakoshën
Një lajm bombjë vjen nga Italia teksa bëhet me dije se Tottenham kërkon Thomas Strakoshën.

Shqiptari shihet te lodindezët si pasuesi ideal i Hugo Lloris i cili i ka kaluar të 30-tat.

Sipas "Il Messanggero", Tottenham po përgatit një ofertë ndryshe nga ajo e Liverpool, e verës së shkuar që u refuzua nga Lazio. “Reds” ofruan plot 30 milionë euro për 24-vjeçarin shqiptar, por presidenti Lotito e hodhi menjëherë poshtë duke kërkuar 40 milionë.

Strakosha u bë pjesë e akademisë së Lazio në rini të tij dhe që nga viti 2012 ai është pjesë e klubit kryeqytetas, teksa në vitin e fundit ia doli të bëhet portieri i parë, duke ulur në stol Federico Marchettin.
Shtuar më 24/03/2019, ora 14:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori