Edi Rama paguan 21 persona për menaxhimin e Facebook-ut
E bujshme/ Valon Berisha nesër kryen testet mjekësore tek Sampdoria
Pëlqej
Mesfushori i RB Salzburg, Valon Berisha pritet që ti kryej testet mjekësore të Sampdoria nesër pasi që ka arritur marrëveshje me skuadrën italiane me vlerë 7 milionë euro plus bonuse.

Kosovari, i cili ka përfaqësuar edhe Norvegjinë, ka pasur një sezon të mirë në Austri në vitin 2017-18, ku ka shënuar 13 gola dhe ka bërë 11 asiste në 45 ndeshje garuese me Red Bull Salzburg.

Pavarësisht se kishte interesim nga Lazio, ai duket se është pajtuar për t’u transferuar në Sampdoria për 7 milionë euro – plus bonuse që do të varen nga paraqitjet e tij.

Sipas Sky Sport Italia, Berisha do t’i kryej testet mjekësorë në Itali nesër.
Shtuar më 13/06/2018, ora 21:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori