E bujshme, Volsfburgu në gjurmët e Amir Rrahmanit
Transferimi nga Partizani në Kroaci te RNK Spliti ka ndikuar në rritjen e mëtejshme si futbollist të Armir Rrahmanit. Mbrojtësi 21-vjeçar jo vetëm që është titulluar i padiskutueshëm në formacionin e skuadrës kroate, por konsiderohet një bonus financiar, pasi vlera e kartonit të tij është shumëfishuar.

Në takimin e fundit që RNK Spliti e fitoi 1-0 me Zagrebin, futbollisti shqiptar dhe Ante Majstorovic, një tjetër talent i kësaj skuadre, u vëzhguan nga menaxheri gjerman Pierre Littbarski, i cili punon për llogari të Volsfsburgut.

Mediat kroate raportojnë se ish-futbollisti i kombëtares gjermane ka mbetur i kënaqur nga performanca e Rrahmanit, ndaj nuk përjashtohet mundësia që gjatë merkatos së verës klubi gjerman të bëjë ofertë konkrete për të.
Shtuar më 20/02/2016, ora 17:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori