E bushjme, Barcelona nxjerr në shitje Coutinho-n
Barcelona është e gatshme të dëgjojë ofertat për Philippe Coutinho, por një lëvizje e tij drejt Manchester United nuk duket e mundshme. Kështu shkruan "Goal.com".
"Djajtë e Kuq" kanë qenë të lidhur ngushtë me brazilianin, por rikthimi në Premier League nuk është aktualisht një opsion për Coutinho. Mesfushori nuk joshet nga ideja e kthimit mbrapa, pasi familja e tij luftoi për t'u përshtatur plotësisht me jetën në Angli, ndaj PSG shfaqet si opsioni më i besueshëm.

Klubi kampion i Ligue 1 është i vetmi gjigant europian, jashtë Anglisë, që i ka mjetet financiare për të përballuar pagën e lojtarit, ndërsa mundësia për t’u bashkuar me kolegët e kombëtares si Neymar, Thiago Silva dhe Marquinhos ka gjasa të ndikojë.

Bordi i Barçës do të jetë i gatshëm të diskutojë ofertat që i tejkalojnë 80 milionë eurot, edhe me një humbje të konsiderueshme financiare, sepse e bleu brazilianin për 120 milionë euro në janar 2018, nga Liverpool.

Coutinho pritej të formonte një “trident” të fuqishëm në sulmin e Barçës, së bashku me Luis Suarez dhe Lionel Messi, por nuk i ka përmbushur pritshmëritë në Spanjë. Ndërkombëtari i Brazilit ka startuar në 16 ndeshje, ndërsa 10 paraqitje i ka si zëvendësues në këtë kampionat. Ai nuk i ka luajtur 90 minuta të plota që nga janari.
Shtuar më 21/03/2019, ora 09:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori