E çuditshme: Neymar mungon në "Karnavale 2020" të brazilit
Nuk ka karnavale për Neymarin në Rio këtë vit.

“Ylli” brazilian, i njohur për pjesëmarrjet në këtë festë kombëtare në vendin karioka, ka lajmëruar në rrjetet sociale, vetëm pak orë pas shpërthimit të skandalit për festën e Icardit, Di Marias dhe Cavanit (festuan deri në mëngjes, edhe pse kishin humbur dy ditë më parë ndaj Dortmundit në Champions), se nuk dëshiron të shkaktojë polemika të tjera.

“Me një lumturi të pamatë njoftoj se nuk do të jem në “Karnavale 2020”. Kjo është e gjitha, këtë herë nuk do të ketë polemika. Faleminderit dhe karnavale të lumtura!”

Nyemar është kritikuar gjithmonë pasi gjashtë vitet e fundit, në një mënyrë a tjetër ia kishte dalë të merrte pjesë në festime në një nga ngjarjet më të rëndësishme të popullit brazilian.
Shtuar më 21/02/2020, ora 22:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori