E dashura e Emiliano Sala, zbulon bisedën e tyre të fundit (FOTO LAJM)
Volejbollistja profesioniste, Luiza Ungerer por edhe e
dashura sekrete e Emiliano Salas që nga viti 2017 nuk ka dashur të hesht më pas vdekjes së të dashurit e saj duke treguar bisedat e tyre të fundit.
Volejbollistja është intervistuar nga mediat braziliane dhe aty ka treguar si e ka njohur
Sala-n gjatë kohës kur
luante në Francë.
Fillimisht kanë shkëmbyer mesazhe në
rrjetet sociale dhe më pas janë lidhur. Ajo e ka parë për herë të fundit
Sala-n më 14 janar në ditëlindjen e saj.
"Ai më tha që kishte shkuar të shikonte Cardiff-in dhe marrëveshja ishte arritur, ai do të
luante atje. U kënaqa pasi ai ishte i lumtur. E kishte ëndërr të
luante në Premier League, kampionatin më të mirë në botë,”-ka thënë e
dashura e tij.
Më pas mes emocioneve ka folur për zhdukjen e tij:
"E vetmja gjë që doja ishte të kthehej pas. Njerëzit më pyesin e më thonë gjëra të tmerrshme rreth aksidentit. Është shumë e vështirë..."
"Kur njerëzit e ndalonin në rrugë dhe dëshironin foto me të i thoja: ‘Kush dreqin të tha të bëjë kaq shumë gola?’ Por ai ishte njeri i thjesht, nuk kishte qëllime të këqija dhe shpesh naiv."
E
dashura e tij i ka dhënë lamtumirën në
rrjetet sociale duke shkruar:
"Siç më thoje gjithmonë: ‘Faleminderit që je ky që je.’ Do të të dua gjithmonë!"
Shtuar më 12/02/2019,
ora 15:22