E dashura e Mayweather, "Hirushja" e kohëve moderne (FOTO LAJM)

Floyd Mayweather dhe Doralie Medina
Floyd Mayweather ka një arsye për të qënë i qeshur dhe i lumtur përpara sfidës më të madhe të karrierës. Supermeni i ringut ka një të dashur të re, e cila nuk është shumë e njohur për publikun, por tani që po afron dueli i madh, ajo nuk mund t’i shpëtojë vëmendjes mediatike.

Prej pak muajsh, boksieri amerikan është në lidhje me Doralie Medina, me historinë që ka nisur pasi Floyd e punësoi atë si masazhatoren e tij personale. Me një pasuri për t’u patur zili dhe me një trup muskuloz, Mayweather e fitoi me knockout zemrën e 30-vjeçares, jeta e të cilës ndryshoi si dita me natën.

Doralie sot jeton në një vilë 40 milionë dollarëshe në Las Vegas, ndërkohë që nuk i mungojnë dhuratat e shtrenjta, të cilat ajo i ndan me të gjithë ndjekësit e saj në Instagram.

"Floyd ka një zemër të madhe. Ai është shumë i dashur dhe shumë i kujdesshëm. Shumica e njerëzve nuk arrijnë ta shikojnë se sa bujar dhe i ëmbël është", shkruan Doralie dhe me shumë të drejtë në fakt.

Që nga momenti i lidhjes me ekstravagantin e ringut, koleksioni i saj me këpucë dhe çanta super të shtrenjta sa vjen e shtohet, ndërsa qershia mbi tortë është ky Rolls Royce 300 mijë Dollarësh, dhuratë që Floyd ia bëri me rastin e ditëlindjes.

Kjo është historia e vërtetë e "Hirushes" së ditëve moderne. Doralie vjen nga një familje emigrantësh meksikanë, të cilët u divorcuan kur ajo ishte ende shumë e vogël. Shkollën e përfundoi me diplomën si terapiste dhe falë këtij profesioni, fati donte që ajo një ditë të përballej me Mayweather, jo në ring kuptohet. /albeu.com/
Shtuar më 30/04/2015, ora 18:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori