E dashura e Ronaldos, e papërmbajtur në pushimet luksoze (FOTO LAJM)

Cristiano Ronaldo është duke i vazhduar pushimet luksoze me familjen e tij, ndërsa së fundmi vëmendjen e ka marrë partnerja e tij, Georgina Rodriguez.

Superylli i Juventusit ka arritur në rivierën franceze në St Tropez, ku ka ankoruar jahti i tyre.

Pas një kohe të kaluar në Greqi, Ronaldo dhe Georgina, kanë udhëtuar drejt Francës, ndërsa krahas paparacive, edhe vet ata i kanë mbajtur të informuar fansat përmes fotografive të shpërndara në rrjetet sociale.

Bukuroshja 25-vjeçare është bërë temë në faqet rozë falë imazheve me bikini që i ka publikuar në Instagram, por edhe përmes fotografive që i kanë kapur fotoreporterët.
Shtuar më 24/06/2019, ora 11:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori