E FUNDIT/ Sherr me armë në Bulqizë, 1 i plagosur
E dëboi Kukësi, ja ku do të luaj Korabi tani ndeshjet e shtëpisë
Puka ka vendosur që t'i hapë dyert e stadiumit “Ismail Xhemali” për Korabin. Drejtuesit e klubit pukjan kanë vënë në dispozicion të debutuesve në Superiore impiantin e tyre, pas prishjes së marrëveshjes fillimisht me Tiranën për “Selman Stërmasin” e më pas me Kukësin për “Zeqir Ymerin.”

Në fakt, dibranët po studiojnë disa alternativa të tjera për takimin me Flamurtarin për javën e 18-të, si “Elbasan Arena” apo stadiumin e Peqinit, por varianti i parë, pra “Ismail Xhemali” i Pukës mbetet më i mundshmi.

Madje mësohet se është arritur akordi në parim, mbetet vetëm për të zyrtarizuar marrëveshja me policinë vendase dhe FSHF-në. Një sezon më parë Tërbuni ka qenë pjesëmarrës në Kategorinë Superiore që do të thotë së stadiumi i Pukës është i licencuar për ndeshjet e elitës.

Shtuar më 15/12/2016, ora 17:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori