E DHIMBSHME/ Klubi legjendar përjashtohet nga Seria B, rikthehet skuadra e sulmuesit shqiptar
Këshilli Federal i Federatës Italiane të Futbollit ka vendosur sot përjashtimin e Palermos nga Seria B, për probleme administrative, me klubin siçilian që ka falimentuar pak ditë më parë dhe është në pritje për të njohur pronarët e rinj.

Në vendimin e këshillit të FIGC u vendos që në vend të siçilianëve, në Serinë B të rikthehet Venezia, skuadër që u eliminua vetëm më 9 qershor në ndeshjen e Play Off-it përballë Salernitanës.

Kujtojmë se me Venezian aktivizohet edhe sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Giacomo Vrioni, i cili luajti 24 ndeshje këtë sezon, duke shënuar edhe një gol.

Shtuar më 12/07/2019, ora 21:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori