E dinit që ekziston edhe "Super Topi i Artë"? Ja legjenda që e ka fituar (FOTO LAJM)

E kanë fituar edhe futbollistë të tjerë nga 2 dhe 3 herë madje, por vetëm njëri prej tyre pati privilegjin e hyrjes në historinë e futbollit, duke fituar “Super Topin e Artë”.

Këtë nder e ka pasur vetëm Alfredo di Stéfano.

Legjenda e Real Madridit e mori "Super Topin e Artë" në vitin 1989 nga revista “France Football”. Në të njëjtin vit, Marco Van Basten u emërua lojtari më i mirë në Europë, për herë të dytë në karrierën e tij.

Dhe prestigjioza javore franceze vendosi për të dhënë një çmim special për lojtarin më të mirë europian të tri dekadave të fundit. Për këtë rast të veçantë, “France Football” bashkëpunoi me lexuesit e saj nëpërmjet votimit.

Bashkë me jurinë përkatëse, ata vendosën që fituesi i “Super Topit të Artë” të jetë Alfredo Di Stefano, përpara Johan Cruyff (fitues më 1971, 1973 dhe 1974) dhe Platini (1983, 1984 dhe 1985), të cilët e mbyllnin podiumin. Më tej, numri i votave pozicionoi Beckenbauer (1972 dhe 1976), Keegan (1978 dhe 1979) dhe Rummenigge (1980 dhe 1981).

Ish-sulmuesi legjendë i Real Madridit, gjithashtu, kishte privilegjin për ta fituarTopin e Artë” në edicionet 1957 dhe 1959. Ceremonia e sotme gala do të nisë në orën 3 pasdite dhe do të zgjasë deri në zbulimin e fituesit.
Shtuar më 04/06/2020, ora 21:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori