E duan të gjithë, mesfushori i Manchester United "tradhëton" Pogba dhe i zbulon ekipin e ri
Zërat për një largim të Paul Pogba nga Manchester United janë të shumtë.

Juventus, PSG e Real Madrid thuhet se kanë shfaqur interes për francezin, por Manchester United nuk dorëzohet.

Të njëjtën linjë ka mbajtur edhe kolegu i repartit te "Djajtë e Kuq", Juan Mata, me spanjollin që ka konfirmuar se Pogba është i lumtur në Angli.

"Ai është një mesfushor fantastik dhe një djalë shumë i mirë, që ka ndikim pozitiv tek të gjithë. Unë mendoj se ai është i lumtur edhe pse unë nuk mund të flas për njerëz të tjerë. Si një shok dhe mik unë do të doja që ai të qëndrojë dhe të jetë i lumtur sepse ai është një lojtar shumë i mirë për ne".-deklaroi Mata.

31 vjeçari ishte pranë largimit nga "Old Trafford", pasi i skadoi kontrata, por United lëvizi shpejt, duke e larguar nga “kthetrat” e Barcelonës që kishte shfaqur interes për të.
Shtuar më 22/07/2019, ora 11:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori