E duan të gjithë, Reali i Madridit merr vendim përfundimtar për James Rodriguez
James Rodriguez nuk do të largohet nga Real Madrid. Kolumbiani kërkohet me ngulm nga Napoli dhe Atletiko Madrid, por siç duket pas dëmtimit të Asensios dhe largimit të Caballos, Zidan ka ndryshuar mendje.

Sipas asaj që raporton "El Chiringuito", James do të qendrojë në Madrid sezonin e ardhshëm.

Në këtë mënyrë mbyllet përfundimisht çështja për një largim të tij nga Reali.

Pas dy sezonesh në Gjermani, kolumbiani do të rinis sërish aventurën e tij me skuadrën spanjolle.
Shtuar më 27/07/2019, ora 08:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori