E ëma e Rabiot sulmon PSG për mënyrën se si e kanë trajtuar djalin e saj
Adrien Rabiot dhe PSG mund të ndahen shumë më shpejt sesa data që parashikon kontrata e mesfushorit francez në mbyllje të këtij sezoni. Klubi ka gjobitur dhe pezulluar futbollistin deri më 27 mars për sjelljen e tij dhe tashmë në mediat franceze flitet për ndërprerje të bashkëpunimit pa pritur fundin e qershorit.

Francezët janë mërzitur sidomos me faktin se ai ka shkuar të festojë në klub nate pasi PSG është eliminuar përballë Manchester United në Ligën e Kampioneve dhe tashmë ka hequr dorë përfundimisht nga çdo ide që kishte për të bindur futbollistin të rinovonte.

Duke parashikuar tashmë një lamtumirë të sigurt, edhe mamaja e futbollistit, e cila vepron edhe si menaxhere e tij, Veronik Rabio, ka lëshuar disa deklarata që nuk do të pëlqejnë edhe aq në klub.

"PSG do që ai të veshë pizhamet në orën 9 të darkës, të shohë skuadrën në TV dhe pastaj të shkojë të flejë në orën 11", ishte "protesta" e saj për mënyrën se si po i trajtonin të birin, duke e cilësuar abuzim çdo kërkesë që kishte bërë klubi gjatë kësaj periudhe. /albeu.com/
Shtuar më 19/03/2019, ora 23:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori