E filluan dobët, por tani Madridi tjetër është problemi i vetëm i Barcelonës (VIDEIO)
Pëlqej
Një gol në kundërsulm i Kevin Gameiros i mjaftoi Atleticos së Madridit për të marrë pikët maksimale në transfertën me Eibar e për të ushtruar presion mbi Barcelonën kryesuese.

Në një ndeshje aspak të lehtë ishin dy francezët e Los Colchoneros që i dhanë fitoren e dytë radhazi madrilenëve përballë një Eibari që po kalonte një formë të jashtëzakonshme. Skuadra e Simeones shfrytëzoi mbi të gjitha pjesën e parë të mirë, ku pati dhe rastet më të mira ndërsa Eibar nuk mundi dot të konkretizojë qarkullimin e topit dhe rastet e krijuara sidomos në pjesën e dytë, ku madje në minutën e 91-të Atletico shpëtoi vetëm për pak nga pësimi i golit të barazimit .

3 pikë të vuajtura për formacionin e Simeones përballë një Eibari që meritonte më tepër sesa thjesht humbja nga kjo përballje. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2018, ora 09:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori