E FUNDIT / Arrihet marrëveshja mes Manchester United dhe Arsenalit për sulmuesin Alexis Sanchez
Pëlqej
Manchester United zyrtarisht e ka kompletuar transferimin e Alexis Sanchezit nga Arsenali për 39 milionë euro.

Lajmi është bërë i ditur nga gazeta ishullore "Daily Mail" që raportojnë se "Djajtë e Kuq" kanë arritur marrëveshjen me Arsenalin për Sanchez.

Sulmuesi kilian pritet që sonte në mbrëmje të jetë në qendrën stërvitore të klubit në Carrington, sipas tabloidit britanik.

Kushtet e marrëveshjes, e cila përfshinë edhe Henrikh Mkhitaryanin, janë arritur sot në mëngjes dhe Sanchez ka udhëtuar për në veri të Manchesterit ku sonte pritet t’i kryejë edhe testet mjekësore.

Ai do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare e gjysmë me një pagë javore prej 450.000 paundë. /albeu.com/
Shtuar më 20/01/2018, ora 19:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori