E FUNDIT / Carvajal mund të luaj kundër Atleticos, ndërsa Navas jo
Navas nuk do të luajë kundër Atleticos, ndërsa Carvajal i ka lënë anash problemet me zemër dhe do të zbresë nga minuta e parë të shtunën në stadiumin “Wanda Metropolitano”.

Sipas asaj që raporton gazeta spanjolle “Cadena Ser”, portieri Keylor Navas, nuk ia ka dalë të rikuperohet me kohë dhe do të mungojë në derbin e së shtunës kundër Atletico Madridit.

Por, lajmi i mirë për Zinedine Zidanen është kthimi i Dani Carvajal, pavarësisht se ditë më parë u raportua se mbrojtësi spanjoll nuk është gati për derbi pas problemeve me zemër që e la jashtë fushave për pothuajse dy muaj.

“Keylor Navas nuk do të jetë plotësisht i gatshëm për derbin e së shtunës, ndërsa Dani Carvajal do të jetë titullar”, raporton “Cadena Ser”.

Derbin mund ta humbasë edhe Luka Modric që nuk u stërvit me skuadrën dhe mbetet të shihet nëse do ta bëjë një gjë të tillë të premten, që do të jetë edhe stërvitja e fundit para ndeshjes në stadiumin “Wanda Metropolitano”. /albeu.com/
Shtuar më 17/11/2017, ora 00:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori