Chelsea shkarkon Antonio Conten
Pëlqej
Chelseae ka shkarkuar nga detyra Antonio Conten, duke vendosur për të ardhmen e trajnerit. Pronari Roman Abrahmovich, ka vendosur që ta paguajë edhe një vit rrogën e teknikut italianit.

Edhe pse fitoi Premier Leaguen që në sezonin e parë në Angli, italiani vuajti në edicionin e kaluar, duke e mbyllur në vendin e pestë.

Tashmë, pas muajsh spekulimesh për të ardhmen e trajnerit, duket se do të jetë Maurizio Sarri, që do të zëvendësojë Conten.

Conte do të përfitojë plot 10 milionë euro, nga ky shkarkim, që erdhi para përfundimit të kontratës me Blutë e Londrës. /albeu.com/
Shtuar më 12/07/2018, ora 16:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori