CR7 dhe Douglas Costa dhurojnë show, Juve merr 3 pikë të arta (VIDEO)





Juventus ka triumfuar 1-3 në fushën e Genoas duke mos e vënë aspak në dyshim fitoren por duke dominuar që në fillim, shkruan Albeu.com.

Më të mirët në këtë takim pa dyshim ishin Costa dhe CR7.

Të dy realizuan supergola Ronaldo nga distanca me një predhë të frikshme e Costa me një të majtë mjeshtërore.

Ndërkohë që serinë e golave e hapi Dybala.

Ndërsa Vendasit shënuan golin e nderit me Pinamontin.

Pas 29 javësh Juve mban vendin e parë me 72 pikë 4 më shumë se sa Lazio. /albeu.com/
Shtuar më 30/06/2020, ora 23:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori