E FUNDIT/ Dhunoi dhe përndoqi ish-gruan, gjykata jep masën e sigurisë për Klodian Duron
Ish-futbollisti i Kombëtares, Klodian Duro është vënë në pranga për shkak të përndjekjes ndaj ish-gruas.

Pas divorcit, ish-bashkëshortja e Duros kishte një urdhër mbrojtje, urdhër i cili u thye nga ish-mesfushori para pak ditëve dhe në këtë formë u arrestua.

Ndërkohë, ditën e sotme gjykata e rrethit të Tiranës ka dhënë edhe vendimin për 42-vjeçarin shkruan panoramasport.

Ai do të duhet të qëndrojë në arrest shtëpie, ndërkohë që kjo masë cilësohet si lehtësuese duke qenë se për veprime të tilla, masa është ajo e arrestit me burg.

Vendimi është marrë nga gjyqtari, Bedri Qori. Sakaq, secila nga palët do të ketë të drejtën e apelimit të këtij vendimi.

Shtuar më 28/03/2020, ora 10:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori