E FUNDIT / Gjici flet për trajnerin serb, por ky i fundit akoma nuk ka firmosur zgjidhjen e kontratës
Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, në prezantimin e trajnerit të ri, Peter Pakult, ndër të tjera komentoi edhe divorcin me serbin Mlladen Milinkoviç.
Sipas Gjicit, Milinkoviç nuk e mbajti dot presionin te Kukësi, në një kohë që kishte bërë mirë te Luftëtari sezonin e kaluar.
Burime pranë trajnerit serb mendohet se ky i fundit nuk e ka firmosur akoma zgjidhjen e
kontratës, edhe pse kanë kaluar 10 ditë nga largimi.
Të njëjtat
burime i thanë gazetës se arsyeja e refuzimit të firmosjes së zgjidhjes me mirëkuptim të
kontratës janë bërë dy rrogat e fundit.
Milinkoviç dhe ndihmësi i tij Vasil Papa pretendojnë se nuk janë paguar në dy muajt e fundit. Mbetet për t’u parë se si do të rrjedhin ngjarjet, por një gjë është e sigurtë: ish-trajnerët nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga pretendimet e tyre. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2018,
ora 23:13