Zbulohet kundërshtari i Partizanit në Champions
Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti për turin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Partizani dhe Shkëndija kanë mësuar kundërshtarët që do të kenë përballë në këtë raund të parë.

Partizani do të ndeshet me Qarabakun në raundin e parë të Champions-it. Ish-skuadra e Ansi Agollit, e cila fitoi titullin në Azerbajxhan, do të jetë kundërshtari i të kuqve.

Goglat janë treguar bujare për kuqezinjtë e Tetovës, të cilët kanë “peshkuar” kampionët e Estonisë. Një përballje e lehtë në letër për skuadrën shqiptare.

PËRBALLJET:

NOME KALJU – SHKËNDIJA

PARTIZANI-KARABAG



NDARJA E VAZOVE PËR SKUADRAT SHQIPTARE NË CHAMPIONS:

GRUPI 2

Kundërshtarët e Partizanit

Sëltik (SKO)

Qarabak (AZE)

Sheriff Tiraspol (MDA)

F91 Dudelange (LUX)

Slovan Bratislava (SVK)

GRUPI 1

Kundërshtarët e Shkëndijës

Suduva (LTU)

CFR Cluj (ROU)

Ferencváros (HUN)

Nome Kalju (EST)

Ararat-Armenia (ARM)
Shtuar më 18/06/2019, ora 14:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori