E FUNDIT / Ibrahimovic nuk do transferohet te Milani
Pëlqej
Drejtori sportiv i Milanit, Lenonardo, ka folur për Sky Sport pas barazimit 0-0 në “San Siro” ndaj Torinos, ku ka dhënë lajmin se Zlatan Ibrahimovic nuk do të kthehet në Milan gjatë afatit kalimtar të janarit.

“Ibra? Ai nuk do të vijë. Ai na tregoi nga fillimi qëndrimin e tij. Ai i dha fjalën LA Galaxy dhe është një njeri i fjalës”, ka thënë Lenaordo.

Ka pasur mjaft spekulime se Ibrahimovic do të rikthehet në Milan në formë të huazimit gjatë janarit, mirëpo Leonardo ka konfirmuar se suedezi nuk do të transferohet në “San Siro”.
Shtuar më 09/12/2018, ora 23:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori